Top 10 skuadrat më të vlefshme, Reali edhe këtë vit i prin listës
Real Madrid vazhdon të jetë klubi më i pasur në Botë.
Sipas analizës nga ”Forbes”, ”Los Blancos” janë skuadra më e vlefshme e futbollit në botë për të pestin vit radhazi, duke regjistruar të ardhura 1.27 miliardë dollarë në vitin e fundit, apo 12% më shumë se vitin e kaluar, shkruan IndeksOnline.
Real Madrdid tani ka një vlerë prej 9.5 miliardë dollarë, duke prirë bindshëm para Barcelonës, e cila vlerësohet me 7.5 miliardë dollarë.
Në vendin e tretë ndodhet skuadra angleze, Manchester United, me 7.2 miliardë dollarë.
Në Top10 janë edhe skuadrat e tjera si:
4. Liverpul – 6.2 miliardë dollarë
5. PSG – 5.8 miliardë dollarë
6. Bayern Munich – 5.7 miliardë dollarë
7. Manchester City – 5.5 miliardë dollarë
8. Arsenal – 5.4 miliardë dollarë
9. Chelsea – 4.2 miliardë dollarë
10. Tottenham Hotspur – 3 miliardë dollarë./IndeksOnline/

