Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet një person
Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën ‘’Bill Klinton’’ në Prishtinë.
Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë.
Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor. Me rastin po merret trafiku i kryeqytetit./Indeksonline/

