Zyrtare: Pas Malokut dhe Krasniqit, me Dritën vazhdon edhe Manaj
Sulmuesi, Arb Manaj ka vazhduar kontratën me Dritën.
Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi kosovar përmes rrjeteve sociale, shkruan Indeksonline
Manaj ka vazhduar me kampionin në fuqi, së bashku me Besnik Krasniqin dhe Faton Malokun.
27-vjeçari gjatë këtij sezoni me “intelektualët” zhvilloi vetëm 19 ndeshje, shënoi tri gola dhe bëri dy asiste./Indeksonline/

