75 Mall Live Search
16:01 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / OSH

Manaj dhe Behlulaj në takim me gratë e Istogut, u përshëndetën në video edhe nga Vjosa Osmani

Dy kandidatët për deputetë nga LDK e Istogut, Shkëmb Manaj dhe Naim Behlulaj kanë takuar sot gra përfaqesuese të shoqërisë civile në Istog.

Këtë takim e përshendeti përmes video konferencës edhe ish presidentja Vjosa Osmani.

“Takim me gra përfaqesuese të shoqërisë civile në Istog që po bëjnë punë të jashtëzakonshme për mbështetjen e grave dhe fuqiizmin e tyre në të gjitha sferat e jetës!
Diskutuam hapur për sfidat dhe për bashkëpunimin që do ta ndërtojmë edhe me nivelin qendror dhe me mekanizmat që mbështesin projektet e tyre.
Këtë takim e përshendeti përmes video konferencës edhe Presidentja Vjosa Osmani, duke treguar keshtu përkushtimin tonë të mbështetjes që do t’ju japim në realizimin e misionit të tyre fisnik!
Falemnderit nga zemra për mikëpritjen” shkruan Manaj në njoftim.