75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / L A

Serena Williams ndërpren pensionimin, rikthehet në garat e tenisit

Serena Williams është padyshim një legjendë e tenisit.

73 tituj të WTA Tour dhe 23 të Grand Slam, e vendosin atë në podium si një nga më të mirat e të gjitha kohërave.

Por një lajm bombastik erdhi ku tenistja amerikane, ka vendosur të ndërprejë pensionimin e saj dhe të rikthehet në këtë sport pas 4 vitesh.

Williams, do të marr pjesë në “Queen’s Court” ku do të garojë në garat 2v2 që mbahen gjatë këtij muaji.

Ndeshjen e fundit ajo e luajti në shtator të vitit 2022, në “US Open” ku pësoi humbje nga australiania Ajla Tomljanoviq./IndeksOnline/