75 Mall Live Search
23:58 / E Hënë, 01 Qershor 2026 / B XH

Aleanca përfaqëson rrugën historike të Kosovës, nga çlirimi e shtetndërtimi, te zhvillimi që e pret vendin

Kandidati i Aleancës, Kushtrim Xhemaili, ka publikuar një mesazh nga Gjilani, ku ka theksuar simbolikën e bashkimit të tri periudhave kryesore të Anamoravës dhe Kosovës.

“Sot në Gjilan, me tre njerëz që lidhin tri epoka të Anamoravës. Nga lufta për liri e komandantit Ahmet Isufi, te nisja e autostradës me Ramush Haradinajn, e deri te projektet e mëdha që do t’i bëjë realitet Ardian Gjini,” ka shkruar Xhemaili.

Ai thekson se kjo përfaqëson rrugën historike të Kosovës, “nga çlirimi, te shtetndërtimi dhe zhvillimi që Gjilani po e pret.”

Sipas tij, projektet e mbetura në gjysmë do të përfundojnë dhe do të kthehen në realitet.

“Premtimet e mbetura në gjysmë do të bëhen realitet. Kjo është forca e Aleancës,” ka përfunduar ai.