75 Mall Live Search
09:28 / E Martë, 02 Qershor 2026 / AR

KQZ-ja mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbaj sot mbledhjen e radhës.

Në njoftim thuhet se mbledhja do të fillojë nga ora 11:00, ndërsa ky është rendi i ditës:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Aktivitetet e zyrës;

2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të zyrës për grupin e dytë të organizatave vëzhguese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2026

3. Këshilli për operacione zgjedhore;

3.1. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të ekipit të numërimit në qendrat komunale të numërimit;

3.2. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimeve për vendet e pa plotësuara;

3.3. Shqyrtimi dhe miratimi i formulës për ekipet mobile për votimin me nevoja të veçanta (VPNV);

3.4. Shqyrtimi dhe miratimi i stafit rezervë të KVV-së dhe stafit asistues në përfaqësi diplomatike.
4. Të ndryshme.