75 Mall Live Search
11:27 / E Martë, 02 Qershor 2026 / G T

Liverpool arrin marrëveshje me Andoni Iraolën për postin e trajnerit

Liverpool ka arritur një marrëveshje në parim me Andoni Iraolën për ta emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Pas largimit të Arne Slot, drejtuesit e klubit kanë filluar kontaktet me teknikun spanjoll gjatë 48 orëve të fundit, duke finalizuar kushtet kryesore të bashkëpunimit.

Marrëveshja konsiderohet e mbyllur në nivel parimor dhe pritet të formalizohet në ditët në vijim.

Iraola, i cili ka fituar vlerësime të shumta për punën e tij në futbollin anglez, do të marrë drejtimin e projektit sportiv të Liverpoolit në një periudhë të rëndësishme tranzicioni për klubin./Indeksonline/