75 Mall Live Search
17:05 / E Martë, 02 Qershor 2026 / L A

Maran para ndeshjes me Izraelin: Ata të detyrojnë të luash pa top

Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, Rolando Maran ka mbajtur konferencën e parë për shtyp.

Para ndeshjes miqësore me Izraelin, ai lavdëroi ata duke thënë se janë një kundërshtar i vështirë.

Ndeshja e nesërme për të është e para si trajner i “Kuqezinjve”, duke synuar që të nis me këmbë të mbarë aventurën e tij.

“Kam parë një skuadër të disiplinuar dhe të motivuar. Përballemi me një ekip të vështirë si Izraeli. Ata të detyrojnë të luash pa top. Është një test i mirë që na stimulon të gjithëve”, ishin fjalët e Maran.

Shqipëria, do të pres nesër Izraelin në “Air Albania”, me ndeshjen që fillon në orën 20:00./IndeksOnline/