Çitaku pas takimit me Costan: Kosova e ka vendin në Evropë politikisht dhe në vlerat e përbashkëta
Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas takimit që ka pasur me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Çitaku, ka njoftuar se, gjatë takimit me Costan, ata kanë folur për Kosovën, sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si shtet.
‘’ Vendi ynë e ka vendin në Evropë, jo vetëm gjeografikisht, por edhe politikisht, institucionalisht dhe në vlerat e përbashkëta që ndajmë’’, ka thënë ajo.

