Kane: Jam ndër favoritët për “Topin e artë”
Futbollisti i Bayern Munich, Harry Kane nuk e ka fshehur dëshirën për të fituar “Topin e artë”.
Sulmuesi anglez pretendon se ai është ndër favoritet kryesor këtë sezon, pas një sezoni fantastik që kishte me skuadrën gjermane, shkruan IndeksOnline.
“Padyshim që jam ndër favoritët për “Topin e artë”. Nëse Anglia fiton Kupën e Botës, me siguri mund të shihni një lojtar anglez duke e fituar atë.
Kur shikon favoritët: Ke veten, Olisen dhe lojtarët në finalen e Champions League-s…
Unë pashë që ceremonia ishte në Londër dhe ndoshta kjo është një shenjë e mirë për mua. Të fitoj “Topin e artë” në vendlindjen time do të bënte edeh më të veçantë”, ka deklaruar Kane.
32-vjeçari e fitoi ”Këpucën e artë” në Bundesligën gjermanee, duke shënuar 36 gola, derisa në total këtë sezon shënoi 64 gola me fanellën e Bayern Munich-ut në të gjitha garat./IndeksOnline/

