Albulena Haxhiu e pret në një takim António Costan
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim presidentin e Këshillit të Evropës, António Costa.
Haxhiu dhe Costa pritet të diskutojnë për zhvillimet e fundit politike dhe rrugën evropiane të Republikës së Kosovës, raporton IndeksOnline.
Takimi në presidencë i paraprin atij të Costas me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Costa po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor.//IndeksOnline/

