75 Mall Live Search
12:37 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / P M

PZAP-i gjobit VV-në me 5,100 euro për përfshirjen e së miturës në fushatë

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)) ka pranuar ankesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (Lidhja Demokratike e Kosovës), duke e gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5,100 euro.

Sipas vendimit të PZAP-it, gjoba është shqiptuar për shkak të përfshirjes së një vajze të mitur 10-vjeçare në aktivitetet e fushatës zgjedhore të kryeministrit Albin Kurti.

Vendimin e PAZP-it e ka publikuar kandidati për deputet i LDK-së, Festim Kabashi, i cili ka njoftuar se ankesa e tyre është aprovuar nga organi zgjedhor.