Arjeta Salihu-Abazi me vizion të qartë për arsimin, merr mbështetje të madhe në Mitrovicë e në Prishtinë
Arjeta Salihu-Abazi ka marrë mbështetje të madhe dje, në Mitrovicë e në Prishtinë.
Ajo vlerësoi se atmosfera e krijuar në Mitrovicë, ishte dëshmi e qartë se qytetarët po i bashkohen gjithnjë e më shumë LDK-së, transmeton IndeksOnline.
Nga Mitrovica, mbështetja u bart në degën 4 të Lidhjes në Prishtinë, ku mbizotëroi fryma e bashkimit.
29-shi i LDK-së nga Prishtina riafirmoi se kryeqyteti po e njeh mirë dallimin mes propagandës dhe punës, improvizimit dhe vizionit.
Në bashkëbisedime me qytetarë, ajo dëgjoi shqetësimet e tyre, teksa prezantoi edhe idetë që mund të ecin përpara në Kosovë.
Salihu-Abazi rikujtoi programin e LDK-së për mësim tërë-ditor për fëmijët, bashkë me shtimin e sigurisë në shkolla, garancinë për cilësi në punësimin e mësimdhënësve, si dhe investimin në shkolla dhe ndërtimin e çerdheve të reja.
Nga ana tjetër, ajo prezantoi edhe programin për punësim të garantuar për të sapo-diplomuarit dhe arsimin profesional me modelin dual.
Me LDK-në në krye, Salihu-Abazi beson se vendit do t’i shtohen dhjetëra mijëra vende të reja pune.

