75 Mall Live Search
15:59 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / G T

Ndeshja e yjeve, Asllani kundër Rashicës në “Fadil Vokrri”

Me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, nën patronatin e Kryeqytetit të Prishtinës dhe në organizim të Prishtina Tournament, qytetarët do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër një spektakël unik sportiv që bashkon yjet e futbollit, artistët, personalitetet publike dhe figurat e njohura të vendit.

Në qendër të këtij eventi do të jetë përballja mes dy kapitenëve të mbrëmjes, Milot Rashicës dhe Fisnik Asllanit, të cilët do të udhëheqin ekipet e tyre në një ndeshje festive në stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”.

Pjesë e këtij spektakli do të jenë edhe shumë emra të njohur nga sporti, muzika, media dhe jeta publike që do prezantohen në ditë në vijim.

📅 11 Qershor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Stadiumi “Fadil Vokrri” – Prishtinë
🎟️ Hyrja Falas

Kjo ndeshje nuk është vetëm një aktivitet sportiv, por një festë e qytetit, një moment bashkimi dhe një mundësi për të nderuar historinë e Prishtinës përmes sportit dhe figurave që kanë lënë gjurmë në fusha të ndryshme të jetës.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë dhe të festojmë së bashku Ditën e Çlirimit të Prishtinës.