75 Mall Live Search
16:10 / E Mërkurë, 03 Qershor 2026 / Z S

Vizita e Costas në Kosovë, i pranishëm në takimin me Kurtin edhe emisari special i BE’së Sorensen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme ka pritur në takim Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, dy ditë para Samitit Bashkimi Evropian–Ballkani Perëndimor në Tivat.

Pjesë e këtij takimi, ka qenë edhe emisari special i Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Në takim, siç njofton ZKM’ja, mes tjerash është biseduar për bashkëpunimin me institucionet e BE’së, sigurinë dhe rëndësinë e fqinjësisë së mirë në funksion të bashkëpunimit rajonal.