75 Mall Live Search
09:58 / E Enjte, 04 Qershor 2026 / F.R

Korenica: Kur VV-ja dhe Lista Serbe përjashtuan veteranët e UÇK-ës, unë kundërshtova!

Kandidati për deputet Visar Korenica ka rikujtuar kundërshtimin e tij ndaj ligjit për pagën minimale, duke theksuar se veteranët e UÇK-së mbetën jashtë përfitimeve të parashikuara me këtë ligj.

Sipas Korenicës, ligji u miratua në kuvend me votat e nevojshme parlamentare, ndërsa ai kishte shprehur publikisht mospajtimin e tij gjatë kohës kur ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Përjashtimi i veteranëve të UÇK-së nga ky ligj ishte i padrejtë dhe i papranueshëm. Ata që kanë dhënë kontribut për lirinë e vendit meritojnë trajtim dinjitoz dhe respekt institucional”, ka deklaruar Korenica.

Ai ka theksuar se çështja e veteranëve vazhdon të mbetet një nga temat më të debatueshme të mandatit të kaluar, duke kërkuar rishikimin e politikave që prekin të drejtat dhe përfitimet e kësaj kategorie.