Old Fashioned shijon ndryshe në Rron Restaurant
Në një ambient modern, të rafinuar dhe me stil të veçantë, bari i Rron Restaurant në Veternik po vazhdon të tërheqë adhuruesit e pijeve premium – me kokteje që nuk dalin kurrë nga moda.
Një ndër zgjedhjet më të preferuara mbetet Old Fashioned.
Ky koktej legjendar, prej dekadash konsiderohet simbol i elegancës dhe shijes së sofistikuar.
Me karakter të fortë, aromë të pasur dhe një balancë perfekte mes përbërësve, çdo gllënjkë e këtij kokteji ofron një përvojë unike për ata që e preferojnë uiskin.
Me dyert që hapi në vitin 2003, Rron Restaurant mbetet më shumë se një restorant. Është një përvojë që ndërthur elegancën moderne me ngrohtësinë familjare.

