Metë Shatri takon Sabri Bajgorën në Bashkësinë Islame të Kosovës, diskutojnë për edukimin dhe vlerat shoqërore
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Metë Shatri (92), ka zhvilluar një takim me Sabri Bajgorën, drejtor i Institutit për Hulumtime dhe Studime Islame dhe ish-kryeimam i Kosovës.
Takimi u mbajt në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, ku u diskutua për rëndësinë e edukimit, ruajtjen e vlerave tradicionale dhe rolin që institucionet kanë në zhvillimin e shoqërisë.
Shatri e cilësoi takimin si të veçantë dhe me shumë vlerë, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëbisedimin frytdhënës me Bajgorën.
Me këtë rast, kandidati i Vetëvendosjes pranoi edhe tre libra dhuratë, për të cilët tha se do t’i lexojë me kënaqësi të veçantë.
“Krejt për shtet, shtet për krejt”, ka shkruar Shatri pas takimit.

