75 Mall Live Search
14:42 / E Premte, 05 Qershor 2026 / KV

Fatmir Limaj mobilizon strukturat e PDK-së në Prizren para zgjedhjeve të së dielës

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, po vazhdon aktivitetet e tij në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Në një takim mobilizues të mbajtur në Prizren, Limaj u takua me strukturat e partisë dhe kandidatët për deputetë, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për arritjen e fitores në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Takim mobilizues me strukturat dhe kandidatët tanë për deputetë në Prizren, po vazhdojmë me angazhim të përbashkët dhe vizion për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Limaj.

PDK-ja po vazhdon fushatën elektorale në të gjitha komunat e vendit, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për programin e saj qeverisës dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza. #PDK125