75 Mall Live Search
21:01 / E Premte, 05 Qershor 2026 / F.R

Uran Ismaili: Vetëvendosja e ka refuzu Adem Demaçin për president, sot mbajnë ligjerata për moral politik

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se Vetëvendosja nuk mund të mbajë ligjërata morale për çështjen e presidentit, duke rikujtuar se në të kaluarën nuk e kishte pranuar as Adem Demaçin si propozim për këtë pozitë.

“Kur Adem Demaçi ka qenë i propozuar për president, Vetëvendosja nuk e ka pranuar. Albin Kurti personalisht ka thënë se nuk e pranon”, tha Ismaili.

Sipas tij, në bisedimet për president nuk ka pasur as seriozitet dhe as interesim real për bashkëpunim nga Albin Kurti, por vetëm tentim për ta imponuar vullnetin e tij politik