75 Mall Live Search
21:17 / E Premte, 05 Qershor 2026 / F.R

Ramiz Lladrovci i jep mbështetje Kaltrinë Lohajt, kandidates me numër 29 të PDK-së

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dalë në mbështjetje të kandidates për deputete të PDK-së me numër 29.

“Numri 29, në listën e PDK-së, bart emrin e znj. Kaltrinë Lohaj, një e re me perspektivë që përcjell tërë kujdesin dhe edukatën e prindërve, në shërbim të qytetarëve dhe shtetndërtimit”, ka shkruar Lladrovci në ‘Facebook’.

Ai ka theksuar se përfaqësimi i çështjes së të rinjve, për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë, është detyrim përtej bindjeve politike.

“Koha për t’i thënë Stop krizës. Ndrysho Kosovën. Voto PDK 125! Voto Bedri Hamza 1! Voto Kaltrinë Lohaj 29!”, ka shkruar Lladrovci.