Gjermania në këmbë, Era Istrefi elektrizon turmën në Metzingen
Era Istrefi ishte pjesë e një koncerti madhor në Metzingen të Gjermanisë.
Ylli shqiptar u ngjit në skenën e “We Love Albania” për të elektrizuar turmën, shkruan IndeksOnline.
Era këndoi hitet e saj, teksa fansat nuk u përmbajtën në brohoritma e duartrokitje.
Gjithandej ishin telefonë që xhironin vallëzimin sensual të artistes dhe performancën e saj.
Energjia e publikut u përçua deri tek Era, që shprehu mirënjohje për dashurinë që mori.

