Bebe Rexha ndez Instagramin me fotot e fundit provokuese
Këngëtarja Bebe Rexha ka ndezur rrjetet sociale me postimin e saj më të fundit në Instagram, ku shfaqet me flokë biondë platin dhe një stil të guximshëm, të frymëzuar nga moda e viteve 2000.
Në përshkrimin e fotos ajo shkruan: “THIS is Dirty Blonde”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një projekt të ri artistik ose një epokë të re në karrierën e saj, shkruan Indeksonline.

Pamja e saj, e kombinuar me grim dhe veshjen provokuese, ka tërhequr mijëra pëlqime dhe komente nga fansat brenda pak orësh. Ndjekësit kanë vlerësuar transformimin e saj dhe po spekulojnë se “Dirty Blonde” mund të lidhet me muzikë të re që pritet të publikohet së shpejti.

Postimi është bërë shpejt viral, duke rikthyer Bebe Rexhën në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave të saj në mbarë botën./Indeksonline/

