75 Mall Live Search
08:22 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / G T

Dasma e Arbër Hoxhës, Duka me yjet e Kombëtares futen në valle

Arbër Hoxha është martuar sonte me Djellza Kadriaj.

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë pas ndeshjeve miqësore me fanellën “kuqezi”, sonte i ka dhënë fund beqarisë, shkruan Indeksonline

Në videot e publikuara në rrjetet sociale, shihet presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe lojtarët “kuqezi”, duke shijuar atmosferën e dasmës së Arbër Hoxhës.

Kujtojmë që ylli i Dinamo Zagrebit ishte startues në dy ndeshjet e Shqipërisë ku rezultati ishte negativ 0:1 si ndaj Izraelit ashtu edhe ndaj Luksemburgut./Indeksonline/