Artistit i ndodhë e papritura, rrëzohet nga skena
Artistit të njohur, Jason Derulo, i ka ndodhur e papritura.
Derisa ishte duke përformuar në “Capital’s Summertime Ball”, ai rrëshqiti dhe u rrëzua, shkruan IndeksOnline.
Jason u prit me brohoritje në skenë dhe, në një moment, vendosi t’iu bashkohet fansave poshtë.
Pikërisht ky vendim rezultoi i gabuar për të, që, duke zbritur shkallëve, rrëshqiti.
Fatmirësisht, këngëtari nuk pësoi ndonjë lëndim madhor, duke u ngritur menjëherë dhe duke qeshur.
Jason Derulo slipped and fell on stairs while performing at Capital’s Summertime Ball. pic.twitter.com/2FOMvejdS7
— Pop Crave (@PopCrave) June 9, 2026

