Pranvera, befasia e zgjedhjeve, siguron ulëse në kuvend
Pranvera Kërrshi është një nga befasitë e këtyre zgjedhjeve, duke arritur të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Me 456 vota të fituara, Kërrshi do të jetë deputete në legjislaturën e re, duke përfaqësuar komunitetin e saj dhe duke përcjell mesazhin se gratë nga komunitetet kanë potencial dhe kapacitet për të kontribuar në zhvillimin e gjithë Kosovës, shkruan Indeksonline
“Edhe gratë e komuniteteve mund të kontribuojnë për gjithë Kosovën”, është mesazhi që ka shoqëruar angazhimin e saj politik.
Zgjedhja e saj po vlerësohet si një sukses i rëndësishëm për përfaqësimin e grave dhe të komuniteteve në institucionet e vendit.

