75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 10 Qershor 2026 / Z S

Erdhi e re në listën e VV-së, kaq vota siguroi deri më tani Krenare Çerkini

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë.

E në listën e VV-së për deputete është edhe Krenare Çerkini nga qyteti i Ferizaj.

Ajo garoi për herë të parë në zgjedhje si kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 58.

Tashmë ajo po shihet si një befasi në këto zgjedhje. Deri më tani Çerkini ka arritur që të sigurojë 11,546 Vota.