Zgjedhje të pafavorshme për disa kandidatë, këta janë më pak të votuarit deri më tani
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet më të fundit nga numërimi i votave për kandidatë.
Derisa për disa kandidatë këto zgjedhje ishin triumfuese, shumë sosh nuk kanë marrë mjaftueshëm vota për karrigen e deputetit, shkruan IndeksOnline.
Nga numërimi i 71.46% të votave, këta janë kandidatët që kanë më së paku:
Nga Lëvizja Vetëvendosje: Arijeta Ajeti (1426 vota), Feim Tahirsylaj (1955 vota), Rajmonda Ahmetaj (2117 vota), Bajram Mehmeti (2258 vota) si dhe Nazmi Hoxha (2546 vota);
Nga Partia Demokratike e Kosovës: Ilir Peci (507 vota), Shaqir Hetemi (559 vota), Fehmi Bekteshi (618 vota), Fatos Shala (672 vota), si dhe Agron Paçarizi (717 vota);
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës: Albana Bunjaku (435 vota), Anduena Mekuli (443 vota), Alban Hoti (464 vota), Pajtesa Aliu-Krasniqi (585 vota), si dhe Albulena Bilalli (586 vota);
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Argjenta Berbatovci (122 vota), Arijanita Hajdini (195 vota), Agron Polluzha (203 vota), Ramë Bislimi (230 vota), si dhe Shyqyri Peci (272 vota).
Përditësimet më të fundit i gjeni duke klikuar KËTU./IndeksOnline/

