75 Mall Live Search
08:43 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / MSH1

KASTRATI shpërblen klientët në pikën e re në Arllat me lojën shpërblyese “Mbushe 15€ dhe FITO 15€”

KASTRATI organizoi më 10 qershor lojën shpërblyese “Mbushe 15€ dhe FITO 15€” në pikën e re të hapur në Arllat për të shpërblyer besnikërinë e klientëve.
Gjatë lojës shpërblyese, klientët që e mbushën veturën me 15 euro derivate përfituan shpërblim të menjëhershëm prej 15 eurosh shtesë, ndërsa njëkohësisht u bënë pjesë e shortit për çmime të mëdha, përfshirë edhe veturën GOLF 8, si shpërblimi kryesor i lojës së madhe shpërblyese të KASTRATI.

Gjithashtu, një klient me fat fitoi edhe Golden Voucher, me të cilin përfitoi mbushjen e plotë të rezervuarit me derivate, si një nga shpërblimet speciale të kësaj fushate.

Loja shpërblyese u zhvillua LIVE në kuadër të emisionit RELOAD në TV Dukagjini. KASTRATI vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj cilësisë dhe shpërblimit të klientëve.

Rikujtojmë se për t’u bërë pjesë e lojës së madhe shpërblyese dhe për të fituar një nga shumë shpërblimet, mjafton të realizoni blerje mbi 30 euro në cilëndo pikë të KASTRATI. Pas blerjes, në pjesën e pasme të kuponit fiskal shënoni emrin, mbiemrin dhe numrin e telefonit, më pas vendoseni kuponin në kutinë e dedikuar të lojës shpërblyese.

KASTRATI – Lider në cilësi!