Pas ndarjes nga i dashuri miliarder këngëtarja shfaqet duke qarë, shqetëson fansat!
Camila Cabello shkaktoi shqetësim tek fansat të mërkurën, teksa postoi një selfie duke qarë në Instagram.
Ylli 29-vjeçar i popit ngarkoi gjithsej katër foto, duke shkruar në mbishkrim, ‘Përshëndetje’, me një emoji me fytyrë të qeshur, transmeton Indeksonline.
Pavarësisht fotove të tjera përfshirë njërën ku këngëtarja admiron reflektimin e saj në pasqyrën e një makine fansat shpejt vunë re imazhin që dukej më emocional.

«Kush të bëri të qash?» pyeti një person, duke shtuar një varg emojish me thika.

Një tjetër përdorues i rrjeteve sociale kërkoi të dinte me shkronja të mëdha: “Kush ishte MF-ja që e bëri fëmijën tim të qajë?”

Kjo vjen pas ndarjes së saj të raportuar nga miliarderi libanez Henry Junior Chalhoub pas 18 muajsh lidhje./Indeksonline/



