75 Mall Live Search
09:07 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / F.R

5 të lënduar nga aksidenti në rrugën Prugoc-Besi

IndeksOnline ka raportuar më parë për një aksident në fshatin Besi.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, ku bëri të ditur se pesë persona kanë mbetur të lënduar.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshira tri automjete në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Besi të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/