Vdes papritur babai i Chrissy Teigen
Chrissy Teigen ka dhënë lajmin e trishtueshëm për vdekjen e papritur të babait të saj, Ron Teigen Sr.
Modelja e famshme dhe autorja e librave të gatimit ndau një postim emocionues në Instagram të mërkurën në të cilin zbuloi se babai i saj kishte ndërruar jetë një ditë më parë, tansmeton Indeksonline.
“Dje u zgjova me babin tim dhe shkova të flija pa të,” e nisi postimin e saj Chrissy. “Ishte një ditë mjaft normale. Bëra një dush të shpejtë, mora disa lodra për qen, iu përgjigja disa emaileve dhe anashkalova të tjera. Qesha me shoqet e mia dhe vesha një fustan të bukur në festën e ditëlindjes së një shoqeje. Bëra edhe një video duke menduar: ‘Sa i lezetshëm është ky fustan!'”
“Dhe pastaj babai im thjesht … vdiq,” vazhdoi ajo.
“Mendova se nuk do të shpërtheja siç ndodhi, duke pasur parasysh që kishim folur për këtë dhe isha pajtuar me faktin se ai gjithmonë kishte qenë ‘babai i vjetër’. Isha përgatitur për atë telefonatë për vite me radhë. Mendova se do të isha gati.”
Chrissy kujtoi gjithashtu një vizitë të kohëve të fundit tek i ati. “Disa muaj më parë, pata mundësinë ta vizitoja për një javë. I shkrova një letër duke e falënderuar për gjithçka. Për sa shumë punoi për ne gjatë rritjes dhe sa shumë e dua. Do të jem përgjithmonë mirënjohëse për momentin kur ia dorëzova atë letër dhe për të gjitha vitet që erdhën para saj”, shkroi ajo./Indeksonline/


