Një këmbesor goditet nga një veturë në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht tek “Bill Clinton”.
Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, një veturë ka goditur një këmbësor në zebra.
Autoambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes dhe po meret me trajtimin e të lënduarit.
IndeksOnline ka kontaktuar policinë dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet./IndeksOnline/

