E jashtëzakonshme! Nuk u lejua nga SHBA-ja për Kupën e Botës, UEFA ia beson Super Kupën
UEFA ka zyrtarizuar arbitrin e Superkupës 2026, duke i besuar drejtimin e ndeshjes mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villas gjyqtarit somalez Omar Artan.
Ndeshja prestigjioze do të zhvillohet në Salzburg dhe emërimi i gjyqtarit nga Somalia konsiderohet një moment i rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare, shkruan Indeksonline
Ky lajm vjen vetëm pak kohë pasi arbitri somalez mbeti jashtë Kupës së Botës 2026. Sipas raportimeve, Artan nuk u lejua të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të gjykuar ndeshje të Botërorit, duke humbur kështu mundësinë për të qenë pjesë e turneut më të madh futbollistik në botë.
Megjithatë, UEFA ka treguar besim të plotë ndaj arbitrit afrikan, duke i besuar një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit evropian, atë mes fituesit të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, dhe fituesit të Ligës së Evropës, Aston Villa./Indeksonline/

