75 Mall Live Search
17:12 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Z S

Ekstradohet nga Gjermani për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot më datën 11. 06. 2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar RR.M.  nga Gjermania për në Kosovë.

I dyshuarit ishte  arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Grabitje” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.  

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre gjermane.

I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në  rajonin e Mitrovicës së Jugut për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.