Ndryshime në Top 10 kombëtaret në renditjen e FIFA-s
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka përditësuar renditjen e re të kombëtareve.
Argjentina ka marr kryesimin, si kombëtarja më e mirë në botë, duke u ngritur për dy pozita nga renditja paraprake, shkruan IndeksOnline.
Kombëtarja e Spanjës nuk ka ndryshuar pozitë, duke u renditur e dyta, derisa Franca ka renë nga vendi i parë në të tretin.
Anglia, Portugalia e Brazili nuk kanë ndryshuar pozitat, duke u renditur në vendin e katërt, pestë dhe gjashtë.
Kombëtarja e Marokos për herë të parë në histori renditet në vendin e shtatë, duke e kaluar Holandën.
Në top10 janë edhe kombëtarja e Belgjikës dhe Gjermanisë, që nuk kanë ndrushuar pozitë.

Indonesia është kombëtarja e cila ka ngritjen më të madhe në renditjen e fundit, ku nga vendi i 122-të renditet në vendin e 118-të.
Kombëtarja e Jemenit ka humbur më së shumti pikë, derisa ajo e Lebanonit ka humbur shtatë pozita në renditjen e fundit./IndeksOnline/


