75 Mall Live Search
21:03 / E Enjte, 11 Qershor 2026 / Z S

Mbi 55% e votave të numëruara: Këto janë pesëshet më të votuara në Prishtinë

Procesi i numërimit të votave të kandidatëve që garojnë për ulëse në parlament është drejt përfundimit.

Nga 38 Qendra Komunale të Numërimit, ky proces ka përfunduar në 35 prej tyre, kurse në tri të tjera ende po vazhdon.

Prishtina, Prizreni dhe Gjilani janë tri komunat ku po numërohen ende votat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në kryeqytet ku janë procesuar më shumë se gjysma e vendvotimeve janë numëruar 55.34 për qind e tyre, sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Bazuar në përditësimin e fundit top pesëshet e partive me vota janë si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje

Albin Kurti (23,481 vota)

Glauk Konjufca (19,822 vota)

Albulena Haxhiu (12,907 vota)

Hekuran Murati (10,692 vota)

Hajrulla Çeku (9,632 vota)

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza (8,396 vota)

Uran Ismaili (6,820 vota)

Përparim Gruda (5,887 vota)

Arian Tahiri (4,365 vota)

Vlora Çitaku (4,190 vota)

Lidhja Demokratike e Kosovës

Vjosa Osmani (8,371 vota)

Doarsa Kica –Xhelili (7,751 vota)

Lumir Abdixhiku (7,590 vota)

Hykmete Bajrami (6,598 vota)

Avdullah Hoti (5,986 vota)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ardian Gjini (2,490 vota)

Ramush Haradinaj (2,225vota)

Besnik Tahiri (1,929 vota)

Daut Haradinaj (1,691 vota)

Bekë Berisha (1,444 vota)