Fillon publikimi i rezultate nga votimi në përfaqësitë diplomatike
Komisioni Qendror i Zgjedhje ka filluar publikimin e rezultateve nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas rezultateve të para, ku është numëruar një kuti nga 47 gjithsej, LVV është e para me 427 vota, PDK ka 32 vota, LDK 24 vota, Aleanca 6 vota.
Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414.

