“I kemi dhënë fund luftës”, Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin
Pas një dite tensioni të lartë, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nga Zyra Ovale se Irani ka miratuar marrëveshjen dhe ka anuluar sulmet e mbrëmshme.
“Marrëveshja është praktikisht e përfunduar dhe do ta nënshkruajmë shumë shpejt, ndoshta gjatë fundjavës. Unë nuk do të jem atje; Zëvendëspresidenti Vance do të përfaqësojë SHBA-në,” tha Trump gjatë një tubimi virtual, sipas Bloomberg.
Presidenti shtoi se ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ndërsa bllokada detare mbetet ende në fuqi. “Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos zhvillojnë kurrë armë bërthamore – ky ishte qëllimi kryesor, 95% e çështjes,” theksoi ai, raporton CNN.
Mediat iraniane, pranë Gardës Revolucionare (Pasdaran), fillimisht e mohuan lajmin, por më pas deklaruan se “teksti i marrëveshjes është ai i propozuar nga Irani”.

