75 Mall Live Search
08:18 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / Gj Sh

ShBA shënon fitoren më të thellë në Kupën e Botës

Njëra nga shtetet organizatore, ShBA ka shënuar fitoren më të thellë deri më tani në Kupën e Botës.

Kombëtarja e Amerikës, mposhti Paraguain me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Ishte minuta e shtatë kur futbollisti i Paraguait, Damian Bobadilla shënoi autogol, apo goli më i shpejtë i kampionatit.

ShBA nuk uj ndal me kaq, pasi shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e parë, ku protagonist ishte sulmuesi i Monacos, Folarin Balogun i cili realizoi në minutat 31′ dhe 45+5′.

Paraguai tentoi të rikthehet në lojë, duke ngushtuar rezultatin me golin e Mauricio, në minutën e 73-të por Giovanni Reyna vulosi fitoren e USA, në 90+8.

Në ndeshjet e ardhsme, ShBA e udhëhequr nga Mauricio Pochetino do të luaj me Australinë, derisa Paraguai kundër Turqisë./IndeksOnline/