Thyhet arka e një autolarjeje në Rrugën C, kamerat e sigurisë kapin momentin kritik
Tri ditë më parë, IndeksOnline raportoi një rast të rëndë të vjedhjes, në një autolarje në Kodrën e Trimave.
Sot, pak çaste pas mesnatës, një tjetër rast i ngjashëm u shënua po në kryeqytet, te rreth-rrotullimi i Rrugës C.
Dy persona kanë thye arkën e parave në autolarjen që është në formë vetëshërbimi, e njohur me emrin “WashON”.
Pronari i autolarjes ka hetuar vënë re se arka ishte e dëmtuar, për të parë më pas aktin vandalizues të kapur në kamerat e sigurisë.
Lidhur me rastin, njësiti i Policisë së Kosovës është duke zhvilluar hetimet e nevojshme.
Më poshtë pamje:

