75 Mall Live Search
17:31 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / MSH1

Podujevë: Policia arreston 28-vjeçarin që ishte dënuar me burg, për grabitje

Sot në Podujevë u arrestua një 28-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Grabitje”.

Burime të IndeksOnline pohojnë se policia në Podujevë ndërmori planin operativ për arrestimin e të dyshuarit A.M, i cili prej kohësh ishte i dënuar me burim.

Pas realizimit të urdhëresës, njësiti policor u përkujdes që A.M., të dërgohet për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 50 ditësh, raporton IndeksOnline.

I njëjti, nën masa sigurie, u bart nga Podujeva në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.