Smajli lë Ballkanin, i bashkohet kampionëve të Shqipërisë
Geralb Smajli është bërë me skuadër të re.
Ai ka vendosur të rikthehet në Shqipëri, ku do t’i bashkohet kampionëve të Superiores, Egnatia.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi rrogozhinas, në faqen e tyre zyrtare.
“Mirësevjen në familjen e Egnatias, Geralb Smajli! Një kapitull i ri nis sot me fanellën bardhejeshile. Të urojmë shumë suksese, fitore dhe momente të paharrueshme me Egnatian!”, shkruhej në njoftimin e Egnatias në videon e prezantimit të futbollistit.
Smajli, kishte bërë 65 paraqitje me Ballkanin ku shënoi 2 gola dhe 7 asistime./IndeksOnline/

