Rangnick refuzon Milanin, vazhdon kontratën me Austrinë
Ralf Rangnick nuk do të jetë pjesë e Milanit.
Gjermani, i cili flitej që të ishte pjesë e stafit drejtues ka vendosur që t’i thotë jo ofertës së “Rossonerëve”, duke preferuar qëndrimin te kombëtarja e Austrisë.
Rangnick, ka nënshkruar kontratë të re dyvjeçare deri pas përfundimit të “Euro 2028”.
Ai është pjesë e Austrisë që nga viti 2022, ku arriti t’i dërgonte në 1/8-tat e “Euro 2024” si dhe tani do të marrin pjesë në Botëror, ku do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Jordanisë më 16 qershor./IndeksOnline/

