Hadar rikthehet në Kosovë, zyrtarizohet te Golden Eagle Ylli
Trajneri izraelit, Rami Hadar ka vendosur të rikthehet në basketbollin kosovar.
Këtë herë jo tek Peja por tek skuadra suharekase, Golden Eagle Ylli me marrëveshjen që u zyrtarizua gjatë këtyre çasteve.
Hadar nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Golden Eagle Yllin, teksa do të jetë aventura e tij e dytë në Kosovë pasi kishte menaxhuar Pejën dhe Përfaqësuesen e Kosovës.
Hadar, ishte së fundi trajner te Hapoel Beer’Sheva në kampionatin izraelit./IndeksOnline/

