75 Mall Live Search
21:40 / E Shtunë, 13 Qershor 2026 / MSH1

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Komuniteti shqiptar në Kanada ka shënuar një moment të veçantë historik me inaugurimin e rrugës “Dardania Drive” në Winnipeg të provincës Manitoba.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasadorja e Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo, e cila e cilësoi ngjarjen si një ditë historike dhe një vlerësim të rëndësishëm për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet.

“Së bashku me ambasadorin e Kosovës Adriatik Kryeziu, ambasadoren e Kombit Ruki Kondaj, zyrtarët nga Kosova, kryetarin e Shoqatës Shqiptare dhe përfaqësues të Bashkisë së Winnipegut, ishte kënaqësi dhe nder të përurojmë rrugën ‘Dardania’”, ka shkruar Malo.

Ajo ka shprehur mirënjohje të veçantë për Kanadanë, duke vlerësuar miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë shqiptarëve ndër vite.

Diplomatja shqiptare falënderoi gjithashtu këshilltarin e qytetit të Winnipegut, Brian Mayes, Shoqatën Shqiptare në Manitoba dhe kryetarin e saj Hajdin Teneqja, si dhe të gjithë kontribuuesit që ndihmuan në realizimin e projektit.