Konfirmohet lajmi i IndeksOnline, Faruk Statovci zyrtarizohet te Lepenci
Trajneri i njohur kosovar, Faruk Statovci ka marrë drejtimin e KF Lepencit.
Statovci, do të ketë synim që të rikthejë skuadrën kaçanikase në Superligë pas disa vitesh.
Ai zëvëndësoi Astrit Fazliun, i cili u largua drejt Dinamo Ferizajit.
Statovci, së fundmi kishte qenë trajner i Rilindjes’74, ku kishte regjistruar një nga fitoret befasuese të Kupës së Kosovës, duke eliminuar Ballkanin sezonin e kaluar./IndeksOnline/

