75 Mall Live Search
12:32 / E Diele, 14 Qershor 2026 / B XH

Dua Lipa dhe bashkëshorti “në valët e dashurisë” në Amalfi

Dua Lipa duket se kishte nevojë për një zhytje në det për t’u freskuar!

Vetëm pak ditë pas dasmës së saj luksoze treditore, këngëtarja dhe bashkëshorti i saj i ri, Callum Turner, treguan sa të dashuruar janë teksa shijonin muajin e mjaltit në brigjet e Amalfit.

 Në një moment, ai u pa duke bërë një gjest lozonjar ndaj saj, shkruan Dailymail.

Çifti i sapomartuar mezi po i hiqte duart nga njëri-tjetri ndërsa po relaksoheshin dhe po merrnin rreze dielli në këtë destinacion bregdetar.