4 të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Pejë
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në hyrje të Rugovës në Pejë.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pjës, Fadil Gashi ku njoftoj se të lënduarit janë dërguar për trajtim në spitalin e qytetit, derisa të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:35, dy vetura kanë qenë të përfshira. Katër persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit pas tretmanit janë liruar për në shtëpi”, bëri të ditur Gashi.
Më poshtë mund të shihni pamje nga aksidenti./IndeksOnline/

